Mësimdhënia e matematikës nëpërmjet problemeve klasikeThanks: The first author taught mathematics in middle school and high school in Albania during the period 1960-1995. In 1996, he was awarded the medal "Mësues i popullit" from the President of Albania for his services in teaching, the highest award awarded in teaching in Albania.
Abstract.
In this paper we discuss how teaching of mathematics for middle school and high school students can be improved dramatically when motivation of concepts and ideas is done through the classical problems and the history of mathematics. This improves the intuition of students, awakens their curiosity, avoids memorizing useless formulas, and put concepts in a historical prospective.
PII
ISSN: 1930-1235; (2016)Mathematics Subject Classes 2010: 94B05; 97A30; 97C70; 97D40
Keywords: mathematics education; teaching methods; mathematics curriculum
1. Hyrje
Programet mësimore të matematikës gjithmonë kanë shkaktuar diskutime jo vetëm mbi përmbajtjen e tyre, por edhe mbi këndvështrimin pedagogjik, psikollogjik, dhe filozofik që duhet të kenë programe të tilla. Diskutime këto që kanë ndodhur jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë vendet e tjera. Pikat kryesore të diskutimit janë të njëjta pothuajse në gjithë vendet e botës dhe përmblidhen në përgjigjen e pyetjes që vijon: Cili është qëllimi apo objektivi i programit të matematikës në arsimin 12-vjeçar?
Pyetja kjo që ka përgjigje të ndryshme të cilat varen kryesisht nga politikat arsimore të çdo vendi. Pak a shumë përgjigjet përmblidhen si më poshtë:
- •
Të pregatisë nxënës me një formim të përgjithshëm matematik për të përballuar me sukses sfidat e jetës. Këtu futet kryesisht grupi i nxënësve për të cilët njohuritë matematike nuk përbëjnë bazën e profesionit të tyre.
- •
Të pregatisë nxënës me një formimin e nevojshëm matematik për studentët e shkencave dhe inxhinjerive. Këtu futet kryesisht grupi i nxënësve për të cilët njohuritë matematike do të jenë baza e profesionit të tyre.
- •
Të pregatisë matematikanët e ardhshëm apo mësuesit e ardhshëm të matematikës.
Zakonisht sisteme të ndryshme arsimore përpiqen që të realizojnë të tre këto objektiva, pavarësisht se metodat dhe rruga ndryshon sipas vendeve të ndryshme. Duhet theksuar se tashmë edhe tek profesionet ku roli i matematikës konsiderohej minimal si shkencat shoqërore, mjekësore,juridike, roli i matematikës në dekadat e fundit është rritur në mënyrë të konsiderueshme falë rolit të statistikës, "big data", aplikimeve të matematikës në mjekësi, në shkencat biologjike, etj.
Nga ana pedagogjike diskutimi kryesor është se cila është rruga më e mirë për të realizuar këto objektiva? Në këtë artikull modest, ne do të përpiqemi të sygjerojmë disa ide se si të rrisim efektivitetin e mësimdhënies në orën e matematikës.
Ideja kryesore e këtij artikulli është që mësimdhënia e matematikës duhet të bëhet nëpërmjet problemeve klasike që kanë zhvilluar matematikën si shkencë dhe historia e zhvillimit të matematikës duhet të jetë pjesë e mësimdhënies. Kjo i jep matematikës jetë në klasë dhe e bën të jetë diçka më shumë se një grup formulash të thata. Për më tepër kjo motivon konceptet bazë dhe u jep nxënësve një arsye më shumë përse këto koncepte janë të rendësishme dhe duhen mësuar.
Në proçesin e studimit të literaturës së këtij artikulli ne zbuluam një sasi të konsiderueshme artikujsh të tjerë që kanë mështetur këtë ide. Më i njohuri dhe më i përkushtuari pas kësaj ideje është Felix Klein në [20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27]. Filozofia e Klein ka dominuar pedagogjinë e matematikës në fillimet e shekullit të XX, megjithëse mund të themi se implementimi i kësaj filozofie në masë lë shumë për të dëshiruar. Këto shënime janë organizuar si më poshtë:
Në Kreun 2, ne japim një përshkrim të shkurtër të disa problemeve dhe koncepteve ku një mësues i talentuar mund të zgjerohet më shumë në program dhe si pasojë të lerë një mbresë të thellë në formimin matematik të nxënësve. Ne nuk pretendojmë se lista e problemeve që ne sygjerojmë është e plotë, Një listë e tillë mund të plotësohet më tepër duket pasur parasysh eksperiencat individuale të secilit mësues dhe grupin e nxënësve.
Në Kreun 3 ne diskutojmë rolin kritik dhe konstruktiv të historisë së shkencës në formimin e studentëve të matematikës. Ky rol duhet të jetë i ingranuar me programin. Ne duhet të përpiqemi t’u shpjegojmë nxënësve jo vetëm teoritë që i mbijetuan kohës, por edhe përpjekjet e dështuara pasi nga këto dështime në shumicën e rasteve mësohet shumë.
Në Kreun 4 ne përqëndrohemi tek problemi më klasik dhe më themelor i matematikës, ai i zgjidhjes së ekuacioneve polinomiale. Pjesa kryesore e matematikës mund të lidhet me këtë temë. Pikërisht algjebra, gjeometria, gjeometria algjebrike, një pjesë e mirë e analizës, kriptografia, teoria e kodeve, etj i kanë themelet e tyre tek polinomet ose zgjidhja e ekuacioneve polinomiale ose siç quhen ndryshe ekuacione algjebrike. Si mund të trajtohet kjo temë në kontekstin e duhur historik duke i mësuar nxënësit jo thjesht formulën e zgjidhjes së ekuacionit kuadratik, por edhe diskriminantin, polinomet simetrike, teorinë Galua, format binare, algjebrën lineare, teorinë e invariantëve, seritë e Taylor, varietetet algjebrike, kurbat eliptike dhe hipereliptike e shumë koncepte të tjera të matematikës bashkëkohore?
Në Kreun 5 ne trajtojmë konceptin e diskriminantit nga një këndvështrim intuitiv dhe historik. Eshtë ndoshta shembulli më i mirë që një koncept kaq intuitiv është kthyer nga programet mësimore ne një koncept të thatë dhe në një formulë që shumica e nxënësve dhe mësuesve nuk ja kuptojnë vlerën. Duhet pranuar se ky nuk është vetëm problem i shkollave tona. Shumica e studentëve të matematikës mësojnë për diskriminantin në algjebrën e lartë dhe edhe atëherë thjesht formulat bazë dhe asgjë më shumë. Cila është lidhja e diskriminantit të një polinomi dhe determinantit (ose përcaktorit) të një matrice, kur filluan këto dy koncepte të ndaheshin nga njeri-tjetri në historinë e matematikës?
Format binare trajtohen në Kreun 6. Koncepti i formave është një nga konceptet bazë të matematikës që ka luajtuar dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në matematikë, por që çuditërisht trajtohet shumë pak në programet e matematikës së shkollës së mesme. Ne trajtojmë vetëm format kuadratike megjithëse me fare pak përpjekje gjithë teoria mund të trajtohet për gjithë format me gradë . Edhe vetëm me format kuadratike ne mund të ngremë një teori të tërë dhe të drejtojmë nxënësin tek koncepte fondamentale të matematikës si hapësirat vektoriale, veprimi i një grupi mbi një bashkësi, ndryshimi i koordinatave, teoria e invariantëve dhe puna kolosale e matematikanëve te shekullit të XIX si Clebsch, Gordan, Bolza, Hilbert, etj.
Format kuadratike mund të hapin edhe horizonte të tjera si teorinë e reduktimit (shih Beshaj [8]), bashkësitë Julia [19], gjeometrinë hiperbolike, etj. Ne zhvillojmë aq teori në Kreun 6 sa të klasifikojmë gjithë prerjet konike dhe sipërfaqet quadratike. Që kjo të realizohet saktë ne duhet të prezantojmë nxënësit me matricat, eigenvlerat dhe eigenvektorët, procesin e diagonalizimit të një matrice, gjetjen e bazës ortonormale të eigenhapësirave. Ky është një kurs i plotë i algjebrës lineare i cili vjen si një aplikim i një ushtrimi në dukje elementar atij të klasifikimit të prerjeve konike. Në të vërtetë kjo është edhe ana historike se si këto koncepte janë zhvilluar. Kush i mëson këto koncepte pa kuptuar motivimin e tyre historik duhet të ndihet sikur ka parë një film që nuk e kuptoi dot kurrë.
Në Kreun 7 ne studiojmë ndërtimet gjeometrike. Ndërtimet gjeometrike janë probleme klasike që mund të implementohen me sukses që në klasat e 5-ta dhe të 6-ta. Nga ndërtimet gjeometrike mund të zhvillohet koncepti i fushës dhe shtrirjes algjebrike. Ne japim një përshkrim të shkurtër të ndërtimeve algjebrike dhe vërtetimin e rezultateve kryesore. Ne supozojmë se lexuesi ka njohuri mbi fushat të krahasueshme me nivelin e [34].
Ja vlen të përmendet se edhe një program ideal nuk do të funksiononte në se efektivi mësimdhënës nuk është në gjendje të kuptojë dhe implementojë me sukses këto koncepte intuitive. Pikërisht për këtë, formimi i një plejade matematikanësh me koncepte të qarta është më se i nevojshëm.
Ne japim një sasi të konsiderueshme të literaturës, sidomos të disa botimeve të fundme në gjuhën Shqipe ku disa nga këto tema trajtohen në detaje [34, 36, 35]. Duke mos pretenduar se kjo është fjala e fundit për mësimdhënien e matematikës, ne shpresojmë që mësuesit e matematikës do ti gjejnë këto ide një ndihmë në profesion e tyre të vështirë.
2. Një vështrim i shkurtër mbi disa probleme të veçanta në programin e matematikës
Njerëz të ndryshëm kanë perceptime të ndryshme mbi nivelin a nxënësve tanë sidomos para vitit 1990. Pjesa më e madhe me të drejtë mendojnë se nxënësit tanë ishin të pregatitur mjaft mirë nga ana matematike. Nga ana tjeter nuk mund të mos mohohet se programi i matematikës ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme të shumta. Ajo çka vihet re nga nxënësit shqiptarë që shkojnë me studime jashtë shtetit është se në shumicën e rasteve ata janë të pregatiur në mënyrë të pranueshme nga shkollat tona. Ajo çfarë nuk kuptohet nga shumica e njerëzve është se nxënësit shqiptarë këtë e kanë arritur me një punë të jashtëzakonshme, se avantazhi më i madh i tyre karshi studentëve të tjerë ka qenë pikërisht disiplina në punë. Duke i shtuar kësaj edhe njohuritë e përfituara nga një sistem ku shkohej në shkollë gjashtë ditë në javë, ku bëhej matematikë çdo ditë për 12 vjet me rradhë, atëherë nxënësi i mirë i dalë nga shkollat tona kishte një avantazh të madh me shumicën e bashkëmoshatarëve te vet nga vendet e tjera.
Para shumë vjetësh një nxënës i vitit të tretë të një prej gjimnazeve të Vlorës, i bëri këtë pyetje njërit prej autorëve të këtij artikulli: Profesor, më kanë thënë që shkolla në Amerikë është më e lehtë se në Shqipëri. Eshtë e vërtetë?
Ka diçka me substancë në këtë pyetje. Natyrisht ne po shohim përtej faktit që nxënës të shkëlqyer tanët shkojnë në shkolla mesatare në Amerikë apo vende të tjera. A janë programet e matematikës apo tekstet që përdoren më të thjeshta për nxënësin në vendet e tjera? A mund të përmirësohen programet tona që mësimdhënia e matematikës të bëhet më efiçente? Përgjigja është "po". Për nxënësin e mirë shkolla është më e lehtë në Amerikë, sepse ka programe solide, tekste të shkëlqyera dhe pedagogë që kuptojnë jo vetëm subjektin që japin, por edhe shumë më tej.
Më poshtë po japim disa shembuj konkretë ku disa koncepte mund të trajtoheshin më mira në programin e matematikës.
Problem 1.
Gjeni bashkësinë e përcaktimit të funksionit
Shumica e nxënësve tanë të vitit IV, do ta bëjnë pa vështirësi këtë ushtrim, por problemi qëndron diku tjetër. Çfarë është bashkësia e përcaktimit? Ne përdorim termin përkufizim dhe jo përcaktim. Ndryshimi midis dy termave në gjuhën Shqipe është i qartë. Atëherë përse ky konfuzion në matematikë? Ne i kemi ngjitur një koncepti fare të qartë matematik një term tepër konfuz. Në fakt termi bashkësia e përkufizimit duhet përdorur sepse ne përkufizojmë një funksion nuk e përcaktojmë atë.
Vazhdojmë me një shembull nga fizika.
Problem 2.
Një nga konceptet kryesorë në historinë e shkencës eshte koncepti i shpejtësisë (ose ajo çka në Anglisht quhet velocity). Natyrisht koncepti i saktë i shpejtësisë jepet vetëm nëpërmjet derivatit.
A e kuptojnë nxënësit dhe mësuesit tanë ndryshimin midis shpejtësisë dhe shpejtësisë mesatare (në Anglisht velocity dhe speed). Në fjalët e një studente shqiptare që studion në Princeton, - "Ndryshimin e kuptova vetëm në Princeton".
A kuptohet nga nxënësit dhe mësuesit tanë rëndësia historike e përkufizimit të saktë të shpejtësisë (pra të derivatit të funksionit). Ishte pikërisht nevoja e përkufizimit saktë të shpejtësisë ajo që detyroi Newtonin së pari të zhvillonte Kalkulusin dhe së dyti të formulonte tre ligjet bazë te mekanikës të cilat ishin pikënisja e fizikës dhe e gjithë shkencës moderne.
Shumica e gjuhëve sot kanë terma të veçantë për shpejtësinë dhe shpejtësinë mesatare, por në tekstet dhe programet tona këto ndërthuren si pa të keq. Për shembull, kur një mësues i klasës së tretë jep problemin:
Një udhëtar shkoi nga Vlora në Fier për 5 orë. Distanca Vlorë-Fier është 35 km. Sa është shpejtësia?.
Eshtë e qartë se këtu bëhet fjalë për shpejtësinë mesatare dhe jo shpejtësinë e çastit. Madje në të folurën e përditshme shumica e përdorin fjalën shpejtësi si shpejtësi mesatare. Janë pikërisht këto pakujdesi që gjenden kudo në tekstet tona që i bejnë gjërat tepër të vështira për nxënësit tanë.
2.1. Koncepti i dallorit të polinomeve
Vazhdojmë me një shembull tjetër nga matematika e klasës së 10-të. Dallori i polinomeve është një nga konceptet themelore të matematikës. Në programet tona trajtohet fare cekët. Supozojmë se u japin një grupi nxënësish dhe studentësh problemin e mëposhtëm:
Pyetje 1.
Jepet polinomi quadratic
Përkufizoni dallorin e .
Shumica e nxënësve të shkollave të mesme si dhe gjithë mësuesët e matematikës do të japin përgjigjen e menjëhershme
A është kjo përgjigja e saktë? Shumë prej lexuesve do të thonë se ’po’. Por në se pyetja është të përkufizohet dallori i polinomit të gradës së tretë
atëherë shumica dërrmuese e nxënësve dhe mësuesve nuk do të jenë në gjendje të japin një përgjigje të saktë. Kjo përforcohet edhe më shumë në se pyesim për dallorin e një polinomi të gradës . Pra ç’është dallori? A e kuptojnë nxënësit dhe mësuesit tanë konceptin e dallorit?
Në se në algjebrën e lartë jepet problemi që vijon:
Problem 3.
Jepet një polinom i gradës
Përkufizoni dallorin e këtij polinomi.
A është gati nxënësi të përgjithsojë konceptin e dallorit të polinomit kuadratik tek një polinom e gradës ?
Natyrisht, gjëja më e lehtë nga ana pedagogjike është të flasësh për zgjidhjen e ekuacionit kuadratik kur . Eshtë pikërisht këtu që në mënyrë fare të vazhdueshme mund të prezantohen numrat kompleksë dhe jo vetëm të prezantohen, por të shpenzohet kohë e mjaftueshme me bashkësinë e numrave kompleksë.
2.2. Një shembull nga trigonometria, rrethi njësi
Nxënësit tanë kanë bërë trigonometri, në programin para 1990, për gjithë vitin III-të të shkollës së mesme. Kjo siguronte një bazë solide për gjithë studentët e mirë. Në fakt në shumicën e programeve të matematikës në vendet perëndimore trigonometria bëhet vetëm një simestër ose ndërthuret në simestra të ndryshëm, por asnjëherë nuk zë kohën ekuivalente me dy simestra. Funksionet trigonometrike janë:
Në rrethin njësi ato paraqiten si në figurë.
Një problem disi interesant nga klasa e 9-të është të shprehësh gjithë funksionet trigonometrike si funksione racionale të . Një kërkesë e tillë i duket disi e çuditshme një nxënësi të vitit të III-të.
Problem 4.
Shprehni funksionet dhe në varësi të funksionit .
Shumica e nxënësve janë në gjendje ta bëjnë këtë ushtrim dhe të vërtetojnë formulat e mëposhtme:
Historia në programet tona mbyllet këtu, por kjo duhet të ishte vetëm fillimi i një dashurie të bukur midis nxënësit dhe trajetoreve algjebrike.
Ne do të shohim më poshtë se si një ushtrim kaq i thjeshtë mund të përdoret për të prezantuar nxënësit me ide dhe koncepte të thella matematike si ai i pikave racionale në trajektoret algjebrike.
Ndoshta një problem fare i natyrshëm që mund të bëhej me lehtësi në trigonometri ishte koncepti i rrenjëve të njësisë. Për shembull, sa nga nxënësit apo mësuesët tanë mund ti përgjigjen saktë pyetje së mëposhtme.
Pyetje 2.
Gjeni gjithë rrënjët e ekuacionit
Koncepti i rrënjëve të njësisë me shumë lehtësi na çon tek numrat kompleksë, shumëzimi i numrave kompleksë, grupi i rrethit njësi, dhe grupet ciklikë.
2.3. Integrimi i funksioneve racionalë
Le të supozojmë se audiencës sonë i shtrojmë pyetjen:
Pyetje 3.
Jepet funksioni racional
ku janë polinome me koeficientë realë. Përshkruani një mënyrë për të llogaritur integralin
Ndoshta pyetja e mësipërme mund të thjeshtohet në një pyetje më konkrete,
Shembull 1.
Njehsoni .
A është në gjendje maturanti ynë të mbaroj një ushtrim të tillë? Për më tepër është një nga klasat më elementare të funksioneve. Për një trajtim të kësaj teme lexuesi mund të lexojë [36, Kap. 6].
Më poshtë po japin një zgjidhje të këtij ushtrimi për të kuptuar që trajtimi është fare elementar. Meqënëse dhe nuk mund të faktorizohet më tej mbi numrat realë, atëherë ne mund të shkruajmë
Duke shumëzuar të dy anët me , kemi
Duke barazuar koefiçentët pranë fuqive të njëjta të , kemi , , dhe dhe prej këtej
Në mënyrë që të integrojmë termin e dytë, e ndajmë atë në dy pjesë:
Bëjmë zëvendësimin në integralin e parë të kësaj pjese, kështu që dhe përfundimisht kemi
A mund të përgjithsohet kjo teknikë tek gjithë integralet e funksioneve racionalë? Cila është teorema nga ana teorike që kjo metodë të funksionojë për gjithë funksionet racionalë?
Për çudi kjo metodë elementare nuk është trajtuar në programet tona megjithëse bazohet në një fakt në dukje elementar, por shumë themelor nga ana teorike.
Lemma 1.
Çdo polinom me koefiçenta realë faktorizohet si prodhim faktorësh linearë ose kuadratikë.
Arsyeja që kjo lemë është e vërtetë është sepse fusha e numrave realë është invariant nën konjugimin kompleks. Pra një tjetër rezultat goxha i pafajshëm në dukje por me rendësi të madhe teorike.
2.4. Elipsi dhe rrethi
Le të konsiderojmë disa ide nga gjeometria. Jepet ekuacioni i nje elipsi
Pyetje 4.
A mund të gjeni formula për sipërfaqen dhe perimetrin e këtij elipsi?
Nxënësit e mirë padyshim që mund ta zgjidhnin një ushtrim të tillë. Duke e zgjidhur këtë ekuacion në lidhje me , ne marrim
ose
Meqë elipsi është simetrik në lidhje me të dy boshtet koordinative, sipërfaqja totale është katërfishi i sipërfaqes së kuadrantit të parë.
Pjesa e elipsit në kuadrantin e parë jepet nga funksioni
| (1) |
dhe kështu
Për të gjetur këtë integral bëjmë zëvendësimin
Atëherë . Për të ndryshuar kufijtë e integrimit, shohim se kur , , pra ndërsa kur , , pra . Gjithashtu
meqë . Prej nga,
Vërtetuam kështu se sipërfaqja e elipsit me gjysmëboshte dhe është
Në veçanti kur marrim , kemi vërtetuar formulën se sipërfaqja e rrethit me rreze është .
Në nivelin e shkollave tona ku lloj integrali është e mundur që të bëhet. Ajo çka është e vecanta është se na orienton në dy probleme interesante. Së pari, përgjithësimi i zëvendësimit të mësipërm na çon tek zëvendësimet trigonometrike dhe prej andej tek formulat e integrimit për
Së dyti, gjetja e perimetrit të elipsit na çon drejt një lëndine plot me lule, atë të integraleve eliptike.
Gjatësia e grafikut të një funksioni , jepet nga formula
shihni [36, Kapitulli 9]. Në rastin tonë, jepet ne Eq. (1). Derivati i tij është
Pra perimetri i elipsit është
ku . Duke bërë zëvendësimin
lexuesi të vërtetojë se
Ky quhet një integrali i plotë eliptik i llojit të dytë. Prej tij marrin emrin trajektoret eliptike që janë nga objektet mjaft popullore të matematikës. Integralet eliptike ishin edhe pikënisja e punës së Abelit dhe Jacobit që vazhdoi më pas me Riemann.
Eshtë për të ardhur keq që në programet e shkollave të mesme integralet eliptike nuk trajtohen fare. Ato janë të vështira për tu zgjidhur, por një pjesë e konsiderueshme e matematikës moderne nisi pikërisht nga integrale të tilla si për shembull funksionet theta [5], integralet hypereliptike dhe supereliptike, trajektoret hipereliptike dhe supereliptike [4], etj.
Më poshtë po japim një tjetër problem në dukje shumë afër problemit të mësipërm, por që na çon në një fushë tjetër të matematikës.
Pyetje 5.
A mundet qe ky elips të transformohet në një rreth me një ndryshim koordinatash të planit? A ndryshojnë sipërfaqja dhe perimetri gjatë këtij transformimi?
Zgjidhja e këtij problemi është një mundësi për të prezantuar nxënësit me transformimet lineare dhe matricat ortogonale. Ne flasim pak për to në vijim.
2.5. Prerjet konike
Kjo ideja e transformimeve na çon edhe më thellë. Naturisht në se ne transformojmë planin në një sistem tjetër koordinativ, për shembull origjina shkon tek pika , atëherë ekuacioni i elipsit bëhet
Ekuacion që ndryshe shkruhet
Ne e dimë qe ky është ekuacioni i një elipsi, edhe pse kjo nuk është plotësisht e lehtë të verifikohet.
A mund ta përgjithsojmë këtë rast në një teori më të përgjithshme. Për shembull, jepet ekuacioni i përgjithshëm i gradës së dytë
Pyetje 6.
Për ç’vlera të koefiçentëve grafiku i mësipërm është një rreth, elipse?
Por ndoshta edhe më themelore është pyetja
Pyetje 7.
Jepet ekuacioni i gradës së dytë
| (2) |
Çfarë paraqet një ekuacion i tillë nga ana grafike? A mund të gjendet një metodë që kësaj pyetje t’i jepet përgjigje thjesht nga koefiçentët , pa ndërtuar grafikun?
Nxënësi ynë e di se grafikët e ekuacineve të tilla janë grafikët e prerjeve konike, pra prerjet e një koni të dyfishtë me një plan si në figurën më poshtë.
Nxënësit e shkollave tona e dinë që, elipsi, parabola, dhe hiperbola kanë përkatësisht ekuacione
| (3) |
për disa vlera jozero . Rrethi është rasti i veçantë i elipsit kur .
Secili prej këtyre ekuacioneve është shumë herë më i thjeshtë se ekuacioni Eq. (2) dhe kjo sepse sistemi koordinativ është zgjedhur në qendrën e rrethit, elipsit, hiperbolës, apo kulmin e parabolës dhe boshtet në mënyrë të përshtatshme. Këto ekuacione kanë të mirën e madhe që ne e dimë formën e grafikut thjesht duke parë ekuacionin. Atëherë shtrohet pyetja, e kuptueshme nga çdo gjimnazist:
Pyetje 8.
Si duhet ndryshuar sistemi yne koordinativ që ekuacioni (2) të transformohet në një nga ekuacionet e mësipërme?
Rëndësia e kësaj pyetje dhe konceptet që mund të zhvillohen duke ju përgjigjur kësaj pyetje janë një mrekulli e vërtetë. Për herë të parë nxënësi ekspozohet tek ideja që ekuacionet janë diçka pak e rëndësishme, diçka që ndryshon. Eshtë objekti gjeometrik ai që nuk ndryshon. Apo ka vallë ndonjë koncept sasior që mund të shprehet në varësi të koefiçentëve dhe që nuk ndryshon pavarësisht ndryshimit të sistemit koordinativ?
Si pa kuptuar ne jemi futur në teori invariantesh, një nga degët më aktive të matematikës së shekullit XIX. Gjithashtu, pikërisht ky diskutim kaq modest është fillimi i gjeometrisë ose më mirë i gjeometrisë algjebrike, një nga degët më aktive të matematikës moderne. Ne do ti japim zgjidhje pyetjes së mësipërme ne kreun në vazhdim.
Pyetje 9.
A mund të gjejmë një parametrizim racional të prerjeve konike? Ose me konkretisht, a mund të shprehet ekuacioni i çdo prerje konike si ekuacion parametrik ku dhe janë funksione racionalë?
Kujtoni që është një problem elementar që zakonisht është bërë me nxënësit e mirë që ekuacionet parametrik i elipsit është
i parabolës
dhe i hiperbolës
Natyrisht parabola ka një parametrizim racional. Për elipsin dhe hiperbolën mjafton të zevendësojmë dhe ne bazë të Problemit 4 ne marrim një parametrizim racional. Pra kemi se prerjet konike gjithmonë kanë një parametrizim racional. Për entuziastuet e gjeometrisë algjebrike, kjo do të thotë se prerjet konike janë trajektore algjebrike me genus zero. Kjo konkluzion na hap një pyetje tjetër:
Pyetje 10.
A ka ndonjë rëndësi ky parametrizimi racional?
Si pa dashur jemi futur në problemin klasik të Diofantit, atë të gjetjes së zgjidhjeve integrale (në mënyrë ekuivalente racionale për ekuacionet homogjenë) të ekuacioneve algjebrikë.
Ne nuk do të zgjerohemi shumë në këtë fushë, por thjesht duam të theksojmë se gjithë teoria moderne e numrave vërtitet rreth këtij problemi. Duam gjithashtu të theksojmë që një ekuacion algjebrik që ka një parametrizim racional ka një bashkësi të pafundme zgjidhjesh racionale.
Eshtë gjithashtu me vlerë për tu theksuar se shumica e ekuacioneve polinomiale kanë vetëm njue numër të fundëm zgjidhjesh racionale. Kjo është teorema Faltings (83) dhe konsiderohet si teorema e shekullit të XX.
Pra prerjet konike nga ky këndvështrim duken mjaft speciale dhe nga një ushtrim elementar i trigonomestrisë ne kuptojmë përse ato janë tue tilla.
2.6. Maximumet dhe minimumet lokale te funksioneve
Vazhdojmë me një shembull tjetër nga analiza. Një pjesë e mirë e vitit IV në analizë kalohet me gjetjen e maksimumeve dhe minimumeve lokale të funksioneve me një ndryshore. Nxënësit harxhojnë me javë të tëra duke bërë probleme optimizimi. Asnjë fjalë në analizën e vitit IV nuk thuhet për funksionet me dy ndryshore. Mendoni sa kuriozitet do të zgjonte tek nxënësi ideja e gjetjes se majave të kodrave dhe thellësive të detit, apo llogaritja e sipërfaqes së një relievi. Ishtje një pyetje që shqetësonte autorin e dytë të këtij artikulli si adoleshent: Sa sipërfaqe reale tokë ka Shqipëria?
Pra problemi i mëposhtëm mund ë shtrohet tek maturantët tanë dhe ndoshta të punohet vetëm me ata më të talentuarit.
Problem 5.
Jepet një sipërfaqe
e përkufizuar në një zonë . Të gjenden maksimumet dhe minimumet lokale të kësaj sipërfaqeje.
Natyrisht analiza është një minierë e vërtetë idesh dhe aplikimesh. Gjetja e vorbullës së një lumi, volumi i një kodre, kurbatura e një kthese, shpejtësia dhe nxitimi i një objekti që lëviz në hapësirë, ligjet e Keplerit, etj. Duhet pranuar se analiza e funksioneve me shumë ndryshore edhe në programet tona universatere është bërë cekët dhe ilustrimi me aplikime nga fizika dhe inxhinjeritë gjithmonë ka qenë i varfër.
Gjithashtu ja vlen të përmendet se shumë prej këtyre temave trajtohen në shkollat e mesme në shumë vende. Për shembull në Amerikë nxënësit që janë të orientuar drejt shkencave dhe inxhinjerive futen ne klasa të avancuara dhe marrin lendë si Kalkulusi I dhe Kalkulusi II që në shkollë të mesme.
2.7. Ndërtimet gjeometrike
Ata që kuptojnë historinë e matematikës të paktën njëherë në jetën e tyre duhet të shkojnë të vizitojnë varrezat Albani në Gottingen ku pushon një prej njerëzve më me influencë në historinë e njerëzimit, Carl Friedrich Gauss. Gauss është i njohur për shumë rezultate të famshme në matematikë dhe një prej tyre ishte edhe ndërtimi me vizore dhe kompas i një 17-këndëshi të rregullt ose siç quhet ndryshe heptadecagon, pas 2000 vjetësh përpjekje nga matematikanë të shumtë. Ishte një nga arritjet që e bënin Gaussin krenar më shumë se çdo gjë tjetër. Çfarë është kaq e vështirë për këto ndërtimet gjeometrike që i dha Gausit kaq famë dhe krenari?
Në tekstet tona të shkollës 8-vjeçare dhe të mesme, gjithmonë ka pasur copëza historike mbi ndërtimet gjeometrike, por këto nuk janë shfrytëzuar për të ndërtuar koncepte matematike mbi to. Një libër i shkëlqyer i Petro Priftit, Probleme të zgjidhura të gjeometrisë ka pasur plot probleme të vlefshme, por ky tekst ishte gjithmonë diçka që shfrytëzohej vetëm nga studentët e talentuar. Pak përdoreshin probleme të tilla për të orientuar nxënësin drejt koncepteve të matematikës bashkëkohore, madje shumica e mësuesve nuk ishin fare në dijeni të këtij libri kaq të vyer. Le të përpiqemi ti organizojmë disi këto probleme klasike të gjeometrisë.
Në Greqinë e lashtë kishte disa problema klasike. Këto probleme janë nga gjeometria në natyrë dhe përfshijnë ndërtimet vetëm me vizore dhe kompas. Problemet mund të formulohen si më poshtë.
- (1)
Jepet një kënd i çfarëdoshëm, a mund ta ndajmë këndin në tre kënde të barabartë duke përdorur vetëm vizore dhe kompas?
- (2)
Jepet një rreth i çfarëdoshëm, a mund të ndërtojmë një katror me të njëjtën sipërfaqe, duke përdorur vetëm vizore dhe kompasin?
- (3)
Jepet një kub, a mund të ndërtojmë brinjën e një kubi tjetër, i cili të ketë dyfishin e vëllimit të kubit origjinal duke përdorur vetëm vizore dhe kompas.
- (4)
Për cilat , -këndëshi i rregullt është i ndërtueshëm?
Pas përpjekjeve dymijë vjeçare nga ana e matematikanëve, u tregua, ndërtimet në tre problemet e para janë të pamundura. Në Kreun 6 ne do të japim disa ide se si këto tema mund të trajtohen që në shkollë të mesme.
3. Historia e shkencës - një mjet kritik dhe konstruktiv për programin e matematikës
Ka mendime dhe këndvështrime të ndryshme për pregatitjen e nxënësve në matematikë. Këto pikëpamje kanë lidhje me shoqërinë, traditën e një vendi, filozofinë e shkollës përkatëse. Ajo që pothuajse është e pranueshme nga të gjithe është që intuita matematike zhvillohet në një moshë të vogël dhe konceptet merren herët. Diskutimet sot në ambjentet pedagogjike janë kryesisht mbi rrugët që duhen ndjekur me moshat e reja.
Shkolla jonë ka të theksuar përsëritjen e vazhdueshme dhe për një kohë të gjatë dhe kjo shpesh është bërë në kurriz të anës intuitive. Po të kemi parasysh se para viteve 1990 fëmijët shkonin 6 ditë në shkollë dhe bënin përditë matematikë, atëherë duhet të pranojmë se femijët shqiptarë harxhonin një pjesë të konsiderueshme të fëmijërisë me matematikën. Po të shohësh materialin që bëhej për 12 vjet shkollë është më pak se shumica e vendeve të tjera. Ky material përsëritej aq herë sa bëhej i mërzitshëm, sidomos për nxënësit e mirë. Ç’mund të bëhet me këta nxënës? Si mund të zhvillohet intuita tek të gjithë nxënësit dhe veçanërisht tek nxënësit me prirje në matematikë?
Zakonisht rruga më e mirë është kur konceptet zhvillohen në mënyrën në të cilën janë zbuluar. Pra shtrohet pyetja, orientohen nxënësit drejt ideve të dukshme edhe pse ato mund të jenë të gabuara. Eshtë e nevojshme që nxënësi të kuptojë se çfarë nuk funksionon dhe të detyrohet vetë, ndoshta edhe duke vuajtur pak, që të gjejë zgjidhjen e duhur. Faktet historike, vënia e çdo teoreme në ambjentin historik është një ndihmë shumë e madhe. Historia e matematikës moderne është një dramë e ngjeshur emocionale e shekujve XVIII, XIX, XX.
Edukimi i përgjithshëm i matematikës sot është distancuar nga kjo lloj mësimdhënie. Ne shkojmë në klasë me një tufë teoremash dhe faktesh dhe detyrojmë nxënësit ti mësojnë ato. Një mënyrë tepër komode për mësuesin mediokër, por tepër katastrofike për nxënësin. Megjithatë ka plot raste dhe shkolla ku matematika mësohet ndryshe. Ne do ti sygjeronin lexuesit librin Perfect rigor [14], mbi jetën e një prej matematikanëve më të medhenj të këtij shekulli Grigory Perelman. Nje pjesë e mirë e librit flet për Një shkollë të mrekullueshme ku Grigory 12-vjeçar trajnohej përditë.
Një shkollë tjetër e nisur vitet e fundit është The Proof school në San Francisco, ku intuita dhe konceptet klasike të matematikës marrin përparësi.
Natyrisht vështirësia më e madhe në këtë lloj shkolle është mungesa e mësuesve të aftë, të cilët të kenë njohuri të thella të matematikës së lartë dhe të dinë se si këto koncepte ti ingranojnë në programet mësimore. Matematika, kur mësohet nga njerëzit e duhur hap shumë dyer dhe labirinte të thella në mendjen e një fëmije. Problemi është se si mund ti gjejmë këta vizionerë, këta njerëz të duhur që kuptojnë se ç’donte të bënte Gauss, Abel, Jakobi, që njohin thellë matematikën e shekullit XIX, që janë gati të sakrifikojnë karierën e tyre shkencore për tu mësuar disa 12-vjeçarëve matematikë. Këta nuk është e lehtë ti gjesh! Prandaj shoqëria duhet të bëj një përpjekje të madhe që të rekrutojë dhe pregatisë njerëz të tillë.
4. Ekuacionet algjebrike
Tani japin disa ide mbi disa tema që janë themelore në historinë e zhvillimit të matematikës dhe që mund të futen me sukses ne programet e shkollave të mesme.
4.1. Ekuacionet me grade 2 dhe 3
Zgjidhja e ekuacioneve polinomiale ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga problemet themelore të matematikës që ka nxitur zhvillimin e disa prej degëve më elegante dhe më produktive të matematikës si teoria Galua, gjeometria algjebrike, gjeometria Diofantine, etj. Më poshtë japim një ide se si zgjidhen disa nga ekuacionet me gradë të vogël me një ndryshore. Të gjithë polinomet kanë koefiçientë në .
Kur kemi të bëjmë me një ekuacion me një ndryshore
| (4) |
thjeshtimi i parë është të zëvendësojmë
i cili rezulton në një ekuacion
me termin zero. Ky e zgjidh ekuacionin kuadratik (duke plotësuar katrorin). Pra për , ne thjesht marrim .
Konsiderojmë tani rastin për , pra, ekuacionin
| (5) |
Duke zëvendësuar , marrim
| (6) |
qe është i vërtetë, në qoftë se dhe kënaqin
| (7) |
Ekuacioni i fundit na jep
pra,
| (8) |
Nga ana tjetër, ne mund të zgjedhim dhe si rrënjë kubike të përshtatshme të anës së djathtë, të tilla që, Eq. (6) të jetë i vërtetë. Atëherë është një nga zgjidhjet e Eq. (5), të tjerat i marrim nga zgjedhjet e ndryshme të rrënjëve kubike. Më saktë, në qoftë se, është një rrënjë primitive e tretë e njëshit, pra , atëherë zgjidhjet e Eq. (4), janë
të cilat mund të verifikohen duke faktorizuar . Këto janë formulat Kardano, të cilat zakonisht shkruhen si
| (9) |
Shohim se, këto formula kanë disa simetri, duke filluar nga zgjedhjet e ndryshme të rrënjëve katrore, të rrënjëve kubike dhe gjithashtu nga zgjedhja e një rrënje të tretë të njëshit. Gjëja pozitive është, që çështja e simetrive midis zgjidhjeve mund të përkufizohet pa përdorur formulën e shtjellur të zgjidhjeve.
Ideja themelore e teorisë Galois tani mund të formulohet thjesht si vijon:
Për çdo , zëvendësojmë formulën e shtjellur për zgjidhjet (megjithëse ajo nuk ekziston) duke përdorur grupin Galois.
Për më tepër për zgjidhjen e ekuacioneve dhe një prezantim mbi teorinë e Galois shihni [34].
Në fakt koncepti i grupit në algjebrën moderne lindi pikërisht nga koncepti i bashkësisë së simetrive midis rrënjëve të një polinomi. Megjithë rolin qëndror të teorisë Galua në algjebër, në programet tona, duke përfshirë edhe ato universitare, kjo teori as përmendej fare. Pra studentët tanë të shkencave asnjëherë nuk arritën të bëjnë lidhjen apo të kuptojnë motivimin se përse studioheshin grupet apo fushat në universitet. Dhe kur ata vetë nuk e kuptonin këtë lidhje nuk mund të pretendosh që ata t’u shpjegonin nxënësve në klasën e X degëzimet apo idetë që dalin nga zgjidhja e ekuacionit.
5. Diskriminanti dhe identitetet e Newtonit
Në proçesin e diskutimit të rrënjëve të një polinomi është shumë i rëndësishëm fakti në se ndonjë prej këtyre rrënjëve përsëritet. Në fund të fundit, ekuacioni
është më i lehtë për tu zgjidhur edhe pse është i gradës 9. Pyetje e mëposhtme është fare e natyrshme për çdo nxënës së klasës IX apo X.
Pyetje 11.
Jepet polinomi i gradës
ku . A mund të gjeni një kriter për koefiçentët që të ketë rrënjë që përsëriten?
Ky nuk është një problem i vështirë, por na çon në një nga konceptet më të rëndësishëm të matematikës, atë të dallorit ose diskriminantit. Le ti rradhisim gjithë rrënjët si më poshtë
dhe marrim prodhimin
Natyrisht, kemi një factor që varet nga renditja e rrënjëve. Për ta bërë të pandjeshëm nga kjo renditje e rrënjëve si edhe nga koefiçenti udhëheqës ne modifikojmë përkufizimin si më poshtë:
| (10) |
Atëherë, lema e mëposhtme është e besueshme për çdo nxënës
Lemma 2.
ka rrënjë që përsëriten atëherë dhe vetëm atëherë kur .
Pikërisht, është në Eq. (10) se si duhet të përkufizohet discriminanti i çdo polinomi. Ky është koncepti i natyrshëm, koncepti që mbahet mend, dhe koncepti që na tregon vetitë e diskriminantit.
Megjithatë ne ende nuk i jemi përgjigjur pyetjes së mësipërme. Ne nuk i njohim rrënjët e . Pra, a mund të themi diçka për shumëfishmërinë e rrënjëve pa i gjetur rrënjët? Kjo pyetje është ekuivalente me
Pyetje 12.
Jepet polinomi
A mund të shprehet diskriminanti në varësi të koefiçentëve ?
Ushtrimi i mëposhtëm është një ushtrim që çdo nxënës duhet ta ketë bërë të paktën një herë në jetë.
Ushtrim 1.
Jepet polinomi quadratik
Atëherë, nga përkufizimi dallori është
Vërtetoni se
Natyrisht, zgjidhja e ushtrimit të mëposhtëm kërkon vetëm njohuri elementare të algjebrës dhe mund të bëhet nga shumica e nxënësve të klasës X.
Ushtrim 2.
Jepet polinomi kubik
Atëherë, vërtetoni se
Tani le të përpiqemi të nxjerrim një formulë të shtjellur për discriminantin. Le të jepet si vijon
dhe përkufizojmë
Matrica
ka
nga formula e mirënjohur e përcaktorit të matricës Vandermonde.
Shembull 2.
Vërtetoni formulën
ku
Vërtetim. Duhet të shprehim shumat fuqi në lidhje me funksionet simetrikë elementarë
(ku vetia bazë e tyre është, që ). Kjo mbështetet te identitetet e Newtonit (c.f. Cox et al., p. 317):
Jepet një variabël i ri, përkufizojmë
Atëherë
| (11) |
Kështu që, ne marrim identitetin në vazhdim ndërmjet serive fuqi formale në :
Vetia bazë e funksioneve simetrikë elementarë na çon në
Kështu që,
Duke krahasuar koefiçientët marrim atë, që duam.
∎
Shembull 3.
Çdo polinom kubik mund të shkruhet në formën
Vërtetoni se
Kështu që, formulat Kardano bëhen
6. Format quadratike dhe një hyrje në algjebrën lineare
Teoria e formave është një nga më të vjetrat dhe më të bukurat e matematikës. Ka vlera të pazëvendësueshme nga ana metodike sepse motivon përkufizimin e matricave (në fakt matricat lindën pikërisht nga format kuadratike), një pjesë të mirë të terminollogjise së algjebrës lineare (p.sh. definitisht pozitive, matricat simetrike, etj), dhe na jep ilustrime të shkëlqyera të aplikimit të algjebrës si per shembull klasifikimi i prerjeve konike, klasifikimi i sipërfaqeve algjebrike, etj.
Një formë binare kuadratike është një polinom homogjen i gradës së dytë me dy ndryshore, pra një polinom i formës
| (12) |
Pra është thjesht polinomi kuadratik ku ne fusim një ndryshore të re dhe i bëjmë të gjitha termat me gradë totale dy. Në fakt ky proçes është i rëndësishëm në matematikën e lartë dhe quhet homogjenizim i polinomeve. Më poshtë ne do të spjegojmë këtë proçes për polinomet e gradës më të lartë, por për momentin le të përqëndrohemi tek polinomet kuadratike. Ne duam të studiojmë këto polinome kuadratike dhe rrënjet e tyre.
Le të vërejmë fillimisht disa veti të formave kuadratike.
Lemma 3.
Për çdo dy forma kuadratike dhe shuma e tyre
është përsëri një formë kuadratike. Për çdo konstante , polinomi është një formë kuadratike.
Vërtetimi i kësaj leme është elementar, por rëndësia e saj është e madhe. Ky rezultat elementar na jep përkufizimin e parë të një hapësire vektoriale. Pra bashkësia e gjithë formave kuadratike me koefiçentë në , ku është secila prej është një hapësirë vektoriale edhe pse një nxënës i klasës IX apo X nuk e ka dëgjuar më parë këtë koncept.
Një formë kuadratike si në Eq. (12) përcaktohet në mënyrë të vetme nga treshja e renditur e numrave dhe nga çifti i renditur i ndryshoreve . Në një farë mënyre ne duam që të organizojme këto treshe të renditura në se duam të studiojmë format kuadratike. Gauss dhe me vonë Hermite filluan ti vinin këto treshe në tabela të tipit
e cila quhet matricë. Në fakt Gauss filloi të përdorte dhe si më poshtë
Kjo terminollogji ishte mjaft efiçente me marrëveshjen që
dhe
Në vend të ne shpesh përdorim simbolin dhe e quajmë transpose të -së. Atëherë forma kuadratike jepet si më poshtë
Pra, kemi një korespondencë biunivoke midis formave kuadratike dhe matricave të formës
Për një formë të dhënë matrica koresponduese shënohet me .
Pozicionet në një matricë shënohen me ku tregon numrin e rradhës dhe numrin e kolonës. Matricat e mësipërme quhen matrica meqënëse kanë 2 rradhë dhe 2 kolona. Një matricë quhet matricë simetrike kur termat në pozicionet dhe janë të barabarta. Pra matricat tona që korespondojnë me format kuadratike janë matrica dhe simetrike.
Perfundiminsht, kemi rezultatin si më poshtë:
Lemma 4.
Ekziston një korespondencë biunivoke midis formave kuadratike dhe matricave , simetrike. Më konkretisht, kjo korespondencë jepet si më poshtë
Matrica quhet matrica koresponduese e formës .
Shihni pra se pa njohuri shtesë dhe pa shumë punë ne mund të prezantojmë nxënësin me konceptin e polinomeve homogjenë, matricave, matricave simetrike, shumëzimit të matricave, hapësirës vektoriale. Pra thjesht polinomi i gradës së dytë është një minerë floriri. Dhe ne vetëm sa kemi filluar.
Diskriminanti if një forme kuadratike përkufizohet njësoj si diskriminanti i polinomit . Pra, diskriminanti i dhënë në Eq. (12) është .
Për një matricë ne përkufizojmë determinantin (ose përcaktorin siç përdoret në Shqip) si
Atëherë,
Vërtetimi i Lemës së mëposhtme tani është një ushtrim elementar.
Lemma 5.
Diskriminanti i një forme kuadratike është zero atëherë dhe vetëm atëherë kur . Për më tepër,
Ka shumë autorë që i përkufizojnë format kuadratike si
në mënyrë që matrica koresponduese është . Atëherë, diskriminanti në vend të . Kjo është thjesht çështje preference, në se autori preferon ta nisë nga format kuadratike apo nga matricat.
6.1. Ekuivalenca e formave, matricat e ngjashme
I kthehemi edhe njëherë problemit të prerjeve konike, pra Prob. (10). Jepet një prerje konike
Si duhet ndryshuar sistemi koordinativ , pra që kjo prerje konike të jetë një nga format standart. Së pari vemë re se grada e ekuacionit të ri nuk mund të ndryshojë pasi në këtë rast nuk do të kishim më një prerje konike. Pra trasformimet e mundshme janë vetëm transformimet
Me fjalë të tjera, ne kemi një sistem të ri koordinatash që jepet nga
Funksioni quhet transformim linear dhe matrica quhet matrica e transformimit . është funksion bijektiv dhe i anasjellti i tij është gjithashtu linear. Pra ekziston nje matricë për qe ne e shënojmë me . Matrica quhet matrica e anasjelltë e matricës . Atëherë paraqisim edhe një herë problemin tonë:
Problem 6.
Gjeni numrat të tillë që prerja konike transformohet në ekuacionin standart.
Kjo motivon përkufizimin e mëposhtëm. Dy forma kuadratike dhe do të quhen ekuivalente në qoftë se ekzistojnë të tillë që
Vini re se
Pra
ku
Matricat koresponduese të dy formave ekuivalente i quajmë matrica të ngjashme.
Ushtrim 3.
Dy matrica dhe janë të ngjashme atëherë dhe vetëm atëherë kur ekziston një matricë e tillë që
Ushtrimi i mëposhtëm është standart në shkollat tona.
Shembull 4.
Për një polinom kuadratik
me koefiçentë realë, shenja e vlerës së përcaktohet si vijon: ka shenjën e kundert të -së në intervalin dhe ka shenjën e -së kudo tjetër.
| x | |||||
|---|---|---|---|---|---|
| f(x) | a | -a | a |
Një formë kuadratike quhet definitisht pozitive në qoftë se për çdo .
Ushtrim 4.
është definitisht pozitive atëherë dhe vetëm atëherë kur dhe .
Për një matricë çfardo
ne quajmë eigenvlera të matricës zgjidhjet e ekuacionit
6.2. Klasifikimi i prerjeve konike
Le të përpiqemi tani ti përgjigjemi Pyetjes 7. Pra jepet Equacioni (2), ç’mund të themi për formën e grafikut?
Në se ekuacioni në (2) do të kishte atëherë ky do të ishte një ushtrim elementar. Ne plotësonim katrorin për si edhe katrorin për dhe do të merrnim njue ekuacion të formës
Me zëvendësimet dhe ne kemi
i cili është bashkësi boshe në kur , një elips kur janë me të njëjtën shenjë, dhe një hiperbolë kur janë me shenja të ndryshme.
Forma kuadratike
quhet formë diagonale dhe matrica koresponduese
është njue matricë diagonale.
Pra termi është çfare ne duam të bejmë zero që të përcaktojmë formën e grafikut. Ne mund të supozojmë që pas plotësimit të katrorëve dhe zëvendësimeve përkatëse, ekuacioni na është dhënë në formën .
Pra kemi problemin e mëposhtëm
Problem 7.
Jepet forma kuadratike
Gjeni zëvendësimet e nevojshme algjebrike (pra ndryshimin e sistemit koordinativ)
që forma është diagonale.
Ne po i shmangim detajet e zgjidhjes së këtij problemi pasi ky problem është thjesht një rast i vaçantë i problemit pasardhës. Po anallogjia është e qartë, matrica diagonalizohet ne mënyrë ortogonale, pra
e tillë qe janë eigenvlerat e . Lema në vijim përcakton formën e grafikut të , për çdo konstant .
Lemma 6.
Grafiku
është elipse në qoftë se të dy egeinvalutat e janë pozitive dhe hiperbolë në se njëra është pozitive dhe tjetra negative.
Ne i sygjerojmë lexuesit të shoh [35] për detajet.
6.3. Sipërfaqet kuadratike dhe klasifikimi i tyre
Ne mund të homogjenizojmë ekuacionin e dhënë në Ek. (2) si më poshtë
duke futur një ndryshore të re . Pra ne kalojmë nga plani në sistemin në hapësirë . Prerjet tona konike tashmë janë thjesht projeksione në plan të grafikut të sipërfaqes së mësipërme. Pa ndonjë kusht shtesë ne mund të supozojmë se koefiçentët janë .
Një formë ternare kuadratike quhet polinomi homogjen kuadratik me tre ndryshore , , . Pra një polinom i formës
ku koefiçentët janë numra realë. Konsiderojmë ekuacionin
për ndonjë . Në mënyrë plotësisht të ngjashme me format binare, ky ekuacion mund të shkruhet
ku
quhet matrica koresponduese e . Teoria e formave binare përgjithësohet në këtë rast fjalë për fjalë.
Pyetje 13.
Ç’mund të themi për grafikun
në varësi të koefiçentëve të .
Grafiku është një sipërfaqe kuadratike në . Një përshkrim i detajuar i këtyre sipërfaqeve jepet në [36]. Ne po i përkufizojmë më poshtë shkurtimisht.
Një prej llojeve të sipërfaqeve kuadratike është elipsoidi, i cili jepet me ekuacionin
Në rastin kur ekuacioni i elipsoidit paraqet një sferë. Prerjet tërthore të tij me planet koordinative janë elipsa. Elipsoidi është një nga sipërfaqet më të pergjithshme kuadratike, sferoidi dhe sferat janë raste të veçanta të ellipsoidit.
Paraboloidi eliptik është një tjetër sipërfaqeje kuadratike ekuacioni i së cilës është i formës:
Prerjet me planet paralele me planin janë elipse, ndërsa prerja me vetë planin është një pikë e vetme.
Figura tregon rastin kur , ndërsa kur , sipërfaqja është e kthyer me kokë poshtë. Në rastin kur , sipërfaqja është një cilindër.
Një tjetër sipërfaqe kuadratike është paraboloidi hiperbolik që jepet me ekuacionin
Pra, një nga ndryshoret është e gradës së parë kurse pjesa tjetër është diferenca e dy katrorëve të ndryshoreve të tjera. Paraboloidi hiperbolik jep një shembull të atyre që ne i quajmë pika shalë të cilat janë edhe maksimume lokale edhe minimume lokale; shih kapitujt mbi analizën me disa ndryshore në [36].
Ne sygjerojmë ushtrimin e mëposhtëm.
Ushtrim 5.
Diskutoni se çfarë vëndi gjeometrik mund të jetë prerja e një sferoidi me një paraboloidi hiperbolic. A është kjo gjithmonë një kurbë konike?
Një lloj tjetër sipërfaqesh kuadratike është hiperboloidi me një fletë i cili jepet me ekuacionin:
Për hiperboloidin me një fletë, prerja tërthore me çdo plan paralel me planin është një elips, ndërsa prerjet tërthore me plane paralele me planet ose janë hiperbola. Përjashtim bëjnë rastet e veçanta kur dhe ; në këto plane prerjet janë çifte drejtëzash prerëse.
Hiperboloidi me dy fletë është sipërfaqja kuadratike ekuacioni i të cilit është
Për hiperboloidin me dy fletë, prerja tërthore me çdo plan paralel me planet ose është një hiperbolë. Me planin nuk ka prerje tërthore, sepse për ekuacioni
nuk ka zgjidhje. Me çdo plan paralel me planin për të cilin , prerja është elips.
Në vijim ne do të mësojmë se si të klasifikojmë gjithë sipërfaqet kuadratike sipas këtyre llojeve.
Cilindri parabolik është sipërfaqja kuadratike ku një nga ndryshoret është në fuqi të dytë dhe tjetra në fuqi të parë, ndryshorja e tretë nuk ekziston. Pra një sipërfaqe e tillë
Megjithëse ka forma të tjera të sipërfaqeve kuadratike, secila prej tyre mund të përftohet si një degjenerim i formave të mësipërme.
I kthehemi tani problemit tonë ku na jepet një sipërfaqe kuadratike e përgjithshme dhe duam të gjejmë llojin a saj në varësi të koefiçentëve. Si në rastin e prerjeve konike, është e përshtatshme që të rrotullojmë sistemin koordinativ që termat të zhduken. Forma të tilla, pa termat , quhen forma kuadratike diagonale.
Përkufizojmë inercinë e një forme quadratike si treshen e renditur
ku , është përkatësisht numri pozitiv, negativ, dhe zero i eigenvlerave të -së. Atëherë kemi lemën e mëposhtme.
Lemma 7.
Jepet forma kuadratike ternare dhe matrica koresponduese . Pohimet e mëposhtme janë të vërteta:
- i)
Në qoftë se , atëherë sipërfaqja kuadratike është një ellipsoid.
- ii)
Në qoftë se , atëherë sipërfaqja kuadratike është një paraboloid eliptik.
- iii)
Në qoftë se , atëherë sipërfaqja kuadratike është një hyperboloid me një fletë.
- iv)
Në qoftë se , atëherë sipërfaqja kuadratike është një hyperboloid me dy fletë.
- v)
Në qoftë se , atëherë sipërfaqja kuadratike është një paraboloid hiperbolik.
- vi)
Në qoftë se , atëherë sipërfaqja kuadratike është një cylinder parabolic.
Vërtetimi i Lemës mund të gjendet në [35] dhe bazohet në faktin se numri i engenvlerave pozitive, negative, ose zero nuk ndryshon pavarësisht sistemit koordinativ të zgjedhur. Në fund të fundit një konfirmim që forma e sipërfaqes nuk ndryshon, pra një elipsoid nuk mund të bëhet parabolois apo anasjelltas. Një koncept që nxënësi e beson shumë më kollaj sepse bazohet në intuitën gjeometrike.
Më poshtë po japim shkurtimisht metodën se si përkaktohet forma diagonale dhe zevendësimet algjebrike që e bëjnë këtë të mundur.
Problem 8.
Gjeni diagonalizimin ortogonal të një matrice simetrike .
Pra, ne duam të gjejmë një matricë ortogonale dhe një matricë diagonale të tillë që
Kujtoni që për matricat ortogonale ; shihni [35] për detajet.
Së pari gjejmë gjithë eigenvlerat e -së
dhe shumfishmëritë e tyre.
Së dyti, për çdo eigenvlerë gjejmë një bazë ortonormale
Së treti, krijojmë matricën
dhe matricën diagonale
që janë matricat e kërkuara.
Problemi i mësipërm ka vlerë për çdo matricë simetrike (pra në mënyrë ekuivalente për çdo formë kuadratike, jo vetëm format binare dhe ternare). Një nxënës që kupton gjithë hapat e zgjidhjes së këtij problemi mund të thuhet se ka një bazë të shendoshë të algjebrës lineare.
I përshtatur për sipërfaqet kuadratike ky problem bëhet:
Problem 9.
Konsideroni formën kuadratike
i) Gjeni matriocën koresponduese të .
ii) Gjeni matricat dhe të tilla që , ku është ortogonale dhe matricë diagonale.
iii) Përcaktoni zëvendësimet lineare
të tilla që transformohet në një formë diagonale që i korespondon -së.
iv) Gjeni algjebrikisht për të kontrolluar që vërtet i korespondon matricës diagonale .
v) Çfarë është forma e sipërfaqes ? Ç’mund të thoni për formën e sipërfaqes ?
Kur ushtrimi i mësipërm është metodollogjik dhe përmban brenda të paktën një simestër të algjebrës lineare dhe një simestër të gjeometrisë analitike, të gjitha keto njohuri mund të bëhen në shkollën e mesme dhe nxënësi arrin nivelin e një studenti të vitit të dytë të universitetit.
Problemi i mëposhtëm, në dukje më inoçent, është një shembull konkret i metodës së mësipërme.
Problem 10.
Klasifikoni sipërfaqen kuadratike
7. Ndërtimet gjeometrike
Këtu po japim një permbledhje elementare të materialit të trajtuar ne Kapitullin 14 të [34]. Ne supozojmë njohuri elementare të algjebrës dhe konceptin e fushës. Në rast se ky koncept nuk është zhvilluar, mësuesi mund të zëvendësojë fjalën fushë me një nga bashkësitë , ose .
Gjithashtu ne supozojmë se nxënësi kupton konceptin e zgjerimit të fushave ose nënfushe e një fushe të dhënë. Pra ne do të përdorim shtrirjet algjebrike të fushave. Një material pregatitor për të lexuar këtë material është materiali elementar në Kapitullin 13 në [34].
7.1. Numrat e ndërtueshëm
Një numër real është i ndërtueshëm, në qoftë se mund të ndërtojmë një segment me gjatësi në një numër të fundëm hapash nga një segment njësi, duke përdorur një vizore dhe një kompas.
Theorem 1.
Bashkësia të gjithë numrave realë të ndërtueshëm formon një nënfushë , të fushës së numrave realë .
Vërtetim. Le të jenë dhe , numra të ndërtueshëm. ne duhet të vërtetojmë se, , , , dhe (), janë gjithashtu numra të ndërtueshëm. Ne mund të supozojmë, që të dy dhe , janë pozitivë, ku . Është pothuajse e qartë , sesi të ndërtojmë dhe . Për të gjetur një segment me gjatësi , supozojmë, që dhe ndërtojmë trekëndëshin në Figurën 3, i tillë që, trekëndëshat dhe janë të ngjashëm. Meqënëse , segmenti ka gjatësi . Një ndërtim i ngjashëm mund të bëhet, në qoftë se . Po e lëmë si ushtrim të vërtetoni se, i njëjti trekëndësh mund të përdoret për të ndërtuar , për . ∎
Lemma 8.
Në qoftë se është një numër i ndërtueshëm, atëherë edhe është numër i ndërtueshëm.
Vërtetim. Në Figurën 4 trekëndëshat , , dhe janë të ngjashëm; pra, , ose . ∎
Lema e mëposhtme mund të jetë një detyrë e përshtatshme.
Lemma 9.
Është i mundur ndërtimi i trekëndëshave të ngjashëm.
Ne mund të gjejmë në plan çdo pikë , e cila ka koordinata racionale dhe . Ne duam të dimë se, cilat pika të tjera mund të ndërtohen me kompas dhe vizore, nga pikat me koordinata racionale.
Lemma 10.
Le të jetë një nënfushë e .
i) Në qoftë se një drejtëz përmban dy pika në , atëherë ajo ka ekuacionin , ku , , dhe janë në .
ii) Në qoftë se një rreth e ka qendrën në një pikë me koordinata në dhe me rreze, cila është gjithashtu në , atëherë ai ka ekuacionin , ku , , dhe janë në .
Vërtetim. Le të jenë dhe , pika të një drejtëze me koordinata në . Në qoftë se , atëherë ekuacioni i drejtëzës, që kalon nga dy pikat është , i cili ka formën . Në qoftë se , atëherë ekuacioni i drejtëzës, që kalon nga dy pikat jepet nga
i cili mund të kthehet në formën e duhur.
Për të vërtetuar pjesën e dytë të lemës, supozojmë se, është qendra e një rrethi me rreze . Atëherë rrethi ka ekuacionin
Ky ekuacion mund të shkruhet lehtë në formën e duhur.
∎
Duke filluar me fushën e numrave të ndërtueshëm , kemi tre mënyra të ndryshme për të ndërtuar pikat shtesë në me kompas dhe vizore .
- (1)
Për të gjetur pika e reja të mundshme në , ne mund të marrim prerjen e dy drejtëzave, ku seicila prej tyre kalon nga dy pika të dhëna me koordinata në .
- (2)
Prerja e një drejtëze, e cila kalon nga dy pika me koordinata në me një rreth, qendra e të cilit i ka koordinatat në me gjatësi rrezje në , do të na japë pika të reja në .
- (3)
Ne mund të përftojmë pika të reja në , duke prerë dy rrathë, qendrat e të cilëve i kanë koordinatat në dhe gjatësitë e rrezeve të tyre janë në .
Rasti i parë, nuk na jep pika të reja në , meqë zgjidhja e dy ekuacioneve të formës , me koefiçientë në , gjithmonë do të jetë në . Rasti i tretë mund të sillet te rasti i dytë. Le të jenë
ekuacionet e dy rrathëve, ku , , dhe janë në për . Këta rrathë kanë të njëjtën prerje si, rrethi
dhe drejtëza
Ekuacioni i fundit, është ai i kordës, që kalon në pikat e prerjes së dy rrathëve. Pra, prerja e dy rrathëve mund të sillet në rastin e prerjes së një drejtëze me një rreth.
Konsiderojmë rastin e prerjes së një drejtëze me një rreth, duhet të përcaktojmë natyrën e zgjidhjeve të ekuacioneve.
Në qoftë se eleminojmë nga këto ekuacione, përftojmë një ekuacion të formës , ku , , dhe janë në . Koordinata e pikave të prerjes jepet nga
dhe është në , ku . Kemi vërtetuar lemën në vazhdim.
Lemma 11.
Le të jetë fusha e numrave të ndërtueshëm. Atëherë pikat e prerjes së drejtëzave dhe rrathëve në , ndodhen në fushën për ndonjë në .
Theorem 2.
Një numër real është numër i ndërtueshëm, atëherë dhe vetëm atëherë, kur ekziston një varg fushash
të tilla që, ku . Në veçanti, ekziston një numër i plotë , i tillë që, .
Vërtetim. Ekzistenca e -ve dhe e -ve është pasojë direkte e Lemës së mësipërme dhe e faktit, që
∎
Rrjedhim 1.
Fusha e gjithë numrave të ndërtueshëm është një shtrirje algjebrike e .
Siç mund ta shihni nga fusha e numrave të ndërtueshëm, jo çdo shtrirje algjebrike e një fushe është shtrirje e fundme.
7.2. Dyfishimi i një kubi dhe katrori i rethit
Tani jemi gati të shqyrtojmë problemet klasike të dyfishimit të kubit dhe të kthimit të rrethit në katror. Ne mund të përdorim fushën e numrave të ndërtueshëm për të treguar me saktësi se, kur një ndërtim i veçantë algjebrik mund të realizohet.
Dyfishimi i kubit është i pamundur. Kur jepet brinja e kubit, është e pamundur të ndërtosh me vizore dhe kompas brinjën e kubit, i cili ka dyfishin e vëllimit të kubit origjinal. Le të jetë kubi origjinal me brinjë me gjatësi 1 dhe me vëllim po 1. Në qoftë se mund të ndërtojmë një kub me vëllim 2, atëherë ky kub i ri do ta ketë brinjën me gjatësi . Megjithatë, është një rrënjë e polinomit të pathjeshtuar , mbi ; pra,
Kjo është e pamundur, sepse 3 nuk është fuqi e 2.
Theorem 3.
Është e pamundur, që të dyfishojmë kubin.
Vërtetim. Marrim një kub me vëllim 1. Për të dyfishuar kubin duhet të ndërtojmë një , të tillë që,
Polinomi
është i pathjeshtueshëm mbi dhe prandaj, për çdo rrënjë të , kemi , e cila nuk është fuqi e 2.
∎
7.3. Kthimi i rrethit në katror
Supozojmë, që kemi një rreth me rreze 1. Sipërfaqja e rrethit është ; prandaj, ne duhet të ndërtojmë një katror me brinjë. Kjo është e pamundur, sepse si dhe janë të dy transhendentë. Kështu që, me përdorimin e vizores dhe kompasit, është e pamundur të ndërtosh një katror me të njëjtën sipërfaqe sa të rrethit.
Theorem 4.
Është e pa mundur ta kthesh rrethin në katror.
Vërtetim. Jepen i ndërtueshëm dhe një rreth me rreze . Duam të ndërtojmë një katror me brinjë , i tillë që,
Meqënëse nuk është as numër algjebrik, atëherë rrënjët e ekuacionit të mësipërm nuk janë as algjebrikë dhe prandaj nuk mund të jenë të ndërtueshme.
∎
7.4. Ndarja në tresh e një këndi
Ndarja në tresh e një këndi të çfarëdoshëm është e pamundur. Do të vërtetojmë se, është e pamundur të ndërtosh një kënd . Për pasojë, një kënd nuk mund të ndahet në tresh. Si fillim, duhet të llogaritim formulën e këndit trefish për kosinusin:
| (13) |
Këndi mund të ndërtohet, atëherë dhe vetëm atëherë, kur është i ndërtueshëm. Le të jetë . Atëherë . Nga formula e këndit të trefishtë për kosinusin,
Kështu që, është një rrënjë e . Ky polinom nuk ka faktorë në , pra është i pathjeshtueshëm mbi . Kështu që, . Për pasojë, nuk mund të jetë një numër i ndërtueshëm.
Theorem 5.
Është e pamundur të ndahet një kënd në tresh.
Vërtetim. Të ndash në tresh një kënd , është njësoj si të ndërtosh , kur jepet . Ekuacioni (13) na jep polinomin
për të cilin është rrënjë. Për disa vlera të polinomi është i pathjeshtueshëm dhe , e cila nuk është fuqi e 2. Marrim . Atëherë,
është i pathjeshtueshëm mbi . Pra, në qoftë se, është rrënjë e , atëherë , e cila nuk është fuqi e 2.
∎
Shembull 5.
Përcakto në se këta kënde mund të ndahet në tresh.
i) Këndi , i tillë që, .
ii)
Solution:
Të ndash në tresh një kënd , është njësoj si të ndërtosh , kur jepet . Ekuacioni
na jep polinomin
për të cilin është rrënjë.
i) Në qoftë se, , atëherë është një rrënjë e polinomit
i cili është i pathjeshtueshëm. Atëherë, , i cili nuk është fuqi e 2. Pra, ky kënd nuk mund të ndahet në tresh.
ii) Në qoftë se, , atëherë . Atëherë
i cili është i pathjeshtueshëm mbi dhe, si më lart, këndi nuk mund të ndahet në tresh.
∎
7.5. Ndërtimi i një shumëkëndëshi të rregullt
Theorem 6.
-këndëshi është i ndërtueshëm, atëherë dhe vetëm atëherë, kur
ku janë numrat e thjeshtë Fermat, të dalluar, pra të formës .
Vërtetim. Ndërtimi i një -këndëshi është ekuivalent me ndërtimin e . Shënojmë me rrënjën primitive të njësisë. Atëherë, . Pra, është një shtrirje e . Ne e mbarojmë vërtetimin vetëm për numër të thjeshtë , pjesa tjetër do të vërtetohet në kapitullin e fushës ciklotomike në [34]. Pra, është i ndërtueshëm, në qoftë se, për ndonjë . Kështu që, kjo është e mundur vetëm për numra të thjeshtë , të formës . Këta janë saktësisht numrat e thjeshtë Fermat dhe ata janë të formës . ∎
Disa problema të përshtatshëm për gjeometrinë e shkollës së mesme janë:
Problem 11.
Vërtetoni se, 9-këndëshi i rregullt nuk është i ndërtueshëm me vizore dhe kompas kurse 20-këndëshi i rregullt është i ndërtueshëm.
Problem 12.
Vërtetoni se, kosinusi i një grade () është algjebrik mbi , por nuk është i ndërtueshëm.
Problem 13.
Vërtetoni se në qoftë se dhe janë numra të ndërtueshëm, të tillë që , atëherë i tillë është edhe .
Problem 14.
Jepni një mënyrë gjeometrike për të ndërtuar një -gon të rregullt, për
Ndërtimi i -këndëshit të rregullt për zakonisht është trajtuar bë programet tona të gjeometrisë. Natyrisht, nga kjo rastet janë rrjedhime elementare. Rasti është një problem interesant për nxënësin e vitit të dytë të gjimnazit. Rasti është më i vështiri.
References
- [1] (1964) Mathematical Education Notes: The Mathematics Curriculum of the Junior Colleges, Colleges, and Universities in West Virginia 1962-63. Amer. Math. Monthly 71 (1), pp. 82–85. External Links: ISSN 0002-9890, Link, Review MathReviews
- [2] (2015) Lectures and problems: a gift to young mathematicians. MSRI Mathematical Circles Library, Vol. 17, Mathematical Sciences Research Institute, Berkeley, CA; American Mathematical Society, Providence, RI. Note: Translated by Dmitry Fuchs and Mark Saul, with a preface by Saul External Links: ISBN 978-1-4704-2259-2, Review MathReviews Cited by: §3.
- [3] (1962) Mathematical Education Notes: Remarks on the Memorandum “On the Mathematics Curriculum of the High School. Amer. Math. Monthly 69 (5), pp. 425–426. External Links: ISSN 0002-9890, Link, Review MathReviews
- [4] (2015) The case for superelliptic curves. In Advances on superelliptic curves and their applications, NATO Sci. Peace Secur. Ser. D Inf. Commun. Secur., Vol. 41, pp. 1–14. External Links: Review MathReviews Cited by: §2.4.
- [5] (2015) Theta functions of superelliptic curves. In Advances on superelliptic curves and their applications, NATO Sci. Peace Secur. Ser. D Inf. Commun. Secur., Vol. 41, pp. 47–69. External Links: Review MathReviews Cited by: §2.4.
- [6] L. Beshaj, T. Shaska, and E. Zhupa (Eds.) (2015) Advances on superelliptic curves and their applications. NATO Science for Peace and Security Series D: Information and Communication Security, Vol. 41, IOS Press, Amsterdam. Note: Including papers based on the NATO Advanced Study Institute (ASI) on Hyperelliptic Curve Cryptography held in Ohrid, August 25–September 5, 2014 External Links: ISBN 978-1-61499-519-7; 978-1-61499-520-3, Review MathReviews
- [7] (2015) Reduction theory of binary forms. In Advances on superelliptic curves and their applications, NATO Sci. Peace Secur. Ser. D Inf. Commun. Secur., Vol. 41, pp. 84–116. External Links: Review MathReviews
- [8] (2016) Integral binary forms with minimal height. ProQuest LLC, Ann Arbor, MI. Note: Thesis (Ph.D.)–Oakland University External Links: ISBN 978-1369-23527-2, Link, Review MathReviews Cited by: §1.
- [9] (1995) Historical perspectives for the reform of mathematics curriculum: Geometric curve drawing devices and their role in the transition to an algebraic description of functions. ProQuest LLC, Ann Arbor, MI. Note: Thesis (Ph.D.)–Cornell University External Links: Link, Review MathReviews
- [10] (1962) Mathematical Education Notes: The Mathematics Curriculum in the Small College. Amer. Math. Monthly 69 (7), pp. 664. External Links: ISSN 0002-9890, Link, Review MathReviews
- [11] (1969) Mathematical Education: The Secondary School Mathematics Curriculum Improvement Study. Amer. Math. Monthly 76 (10), pp. 1132–1137. External Links: ISSN 0002-9890, Link, Review MathReviews
- [12] (1966) Mathematical Education Notes: Secondary School Mathematics Curriculum Improvement Study. Amer. Math. Monthly 73 (5), pp. 533. External Links: ISSN 0002-9890, Link, Review MathReviews
- [13] (1997) The evaluation of a probabilistic intuition supplement to the secondary mathematics curriculum. ProQuest LLC, Ann Arbor, MI. Note: Thesis (Ph.D.)–Georgia State University External Links: ISBN 978-0591-40555-2, Link, Review MathReviews
- [14] (2009) Perfect rigor. Houghton Mifflin Harcourt, Boston, MA. Note: A genius and the mathematical breakthrough of the century External Links: ISBN 978-0-15-101406-4, Review MathReviews Cited by: §3.
- [15] (1965) Mathematical Education Notes: Effecting Mathematics Curriculum Change in the Secondary School. Amer. Math. Monthly 72 (8), pp. 895–897. External Links: ISSN 0002-9890, Link, Review MathReviews
- [16] (1982) The emphasis on applied mathematics today and its implications for the mathematics curriculum. In New directions in applied mathematics (Cleveland, Ohio, 1980), pp. 155–163. External Links: Review MathReviews
- [17] (1959) Learning Theories and the Mathematics Curriculum. Math. Mag. 33 (2), pp. 79–98. External Links: ISSN 0025-570X, Link, Review MathReviews
- [18] (2005) A study on probability and statistics education in Practical mathematics and Mathematics I textbooks according to the 7th national mathematics curriculum in Korea. Korean J. Appl. Statist. 18 (2), pp. 453–469. External Links: ISSN 1225-066X, Link, Review MathReviews
- [19] (1917) Étude sur les formes binaires non quadratiques à indéterminées réelles, ou complexes, ou à indéterminées conjuguées. NUMDAM, [place of publication not identified]. External Links: Link, Review MathReviews Cited by: §1.
- [20] (1956) Famous problems of elementary geometry. The duplication of the cube, the trisection of an angle, the quadrature of the circle. Dover Publications, Inc., New York. External Links: Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [21] (1945) Elementary Mathematics from an Advanced Standpoint. Vol. I. Arithmetic, Algebra, Analysis. Dover Publications, New York, N. Y.. External Links: Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [22] (1953) Elementary mathematics from an advanced standpoint. Arithmetic-algebra-analysis. Dover Publications, Inc., New York, N. Y.. Note: Translated by E. R. Hedrick and C. A. Noble External Links: Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [23] (1956) Lectures on the icosahedron and the solution of equations of the fifth degree. revised edition, Dover Publications, Inc., New York, N.Y.. Note: Translated into English by George Gavin Morrice External Links: Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [24] (1979) Development of mathematics in the 19th century. Lie Groups: History, Frontiers and Applications, IX, Math Sci Press, Brookline, Mass.. Note: With a preface and appendices by Robert Hermann, Translated from the German by M. Ackerman External Links: ISBN 0-915692-28-7, Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [25] (2004) Elementary mathematics from an advanced standpoint. Dover Publications, Inc., Mineola, NY. Note: Arithmetic, algebra, analysis, Translated from the third German edition by E. R. Hedrick and C. A. Noble, Reprint of the 1932 translation External Links: ISBN 0-486-43480-X, Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [26] (2016) Elementary mathematics from a higher standpoint. Vol. II. Geometry. Springer-Verlag, Berlin. Note: Translated from the fourth (1926) German edition by Gert Schubring External Links: ISBN 978-3-662-49443-1; 978-3-662-49445-5, Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [27] (2016) Elementary mathematics from a higher standpoint. Vol. III. Springer-Verlag, Berlin. Note: Precision mathematics and approximation mathematics, Translated from the third (1928) German edition by Marta Menghini in collaboration with Anna Baccaglini-Frank, Mathematical advisor for the English translation: Gert Schubring, With prefaces to previous editions by Conrad Heinrich Müller and Fritz Seyfarth External Links: ISBN 978-3-662-49437-0; 978-3-662-49439-4, Review MathReviews Cited by: §1, §3.
- [28] (2005) Invariants of binary forms. In Progress in Galois theory, Dev. Math., Vol. 12, pp. 101–122. External Links: Link, Review MathReviews
- [29] (1998) Statistics in the high school mathematics curriculum: Is the curriculum preparing students to be quantitatively literate?. ProQuest LLC, Ann Arbor, MI. Note: Thesis (Ph.D.)–The American University External Links: ISBN 978-0599-16394-2, Link, Review MathReviews
- [30] (1974) Mathematical Education: History in the Mathematics Curriculum. Amer. Math. Monthly 81 (8), pp. 899–901. External Links: ISSN 0002-9890, Link, Review MathReviews
- [31] (1984) The introductory mathematics curriculum: misleading, outdated, and unfair. College Math. J. 15 (5), pp. 383–399. Note: With responses External Links: ISSN 0746-8342, Link, Review MathReviews Cited by: §3.
- [32] (2011) The arithmetic of genus two curves. In Information security, coding theory and related combinatorics, NATO Sci. Peace Secur. Ser. D Inf. Commun. Secur., Vol. 29, pp. 59–98. External Links: Review MathReviews
- [33] (2015) Heights on algebraic curves. In Advances on superelliptic curves and their applications, NATO Sci. Peace Secur. Ser. D Inf. Commun. Secur., Vol. 41, pp. 137–175. External Links: Review MathReviews
- [34] (2011) Algjebra abstrakte. AulonaPress. Cited by: §1, §1, §4.1, §7.5, §7, §7.
- [35] (2011) Algjebra lineare. AulonaPress. Cited by: §1, §6.2, §6.3, §6.3.
- [36] (2012) Kalkulus. Vol. 2, AulonaPress. Cited by: §1, §2.3, §2.4, §6.3, §6.3, §6.3.
- [37] (2007) Some open problems in computational algebraic geometry. Albanian J. Math. 1 (4), pp. 297–319. External Links: ISSN 1930-1235, Review MathReviews
- [38] (1985) History of science—a critical and constructive tool for the mathematics curriculum. In Mathematical papers given on the occasion of Ernst Mohr’s 75th birthday, pp. 251–270. Note: With an appendix by Stowasser and Trygve Breiteig External Links: Review MathReviews
- [39] (2003) A note on NUCOMP. Math. Comp. 72 (244), pp. 1935–1946 (electronic). External Links: ISSN 0025-5718, Link, Review MathReviews
- [40] (1972) History in the mathematics curriculum: Its status, quality, and function. Amer. Math. Monthly 79, pp. 479–495. External Links: ISSN 0002-9890, Review MathReviews Cited by: §3.
*